Faseta Porcelani E-Max Ivoclar

Fasetat e porcelanit realizojnë një estetikë perfekte dhe në të njëjtën kohë ruajn strukturën e dhëmbit.

Avantazhet:

Fasetat e porcelanit janë shumë të qëndrueshme. Edhe pse ato kanë një trashësi shumë të vogël 0.5-0.7mm, kur ngjiten në stukturen e dhëmbit natyral ato bëhen shumë të forta, dhe me kujdesin e duhur ato mund te zgjasin deri ne 10 ose 15 vjet. 

Janë shumë estetike. Fasetat e porcelanit, sigurojnë një pamje shumë natyrale të dhëmbit për shkak se thyerja e dritës në porcelan, jep një efekt të njejtë si smalti i dhëmbit.

Nuk ndryshojnë ngjyrë me kalimin e kohës. Në ndryshim nga kompoziti, porcelani ka një sipërfaqe të lëmuar që nuk lejon grumbullimin e ushqimeve apo lëngjeve dhe ndryshimin e ngjyrës.

Çfarë problemesh mund të zgjidhen me faseta?

Faseta dentare quhen ndryshe dhe “ortodoncia e shpejtë” sepse ato mund të mbulojnë një sërë problemesh dentare në zonën frontale: 

  • Hapësira midis dhëmbëve frontal 
  • Dhëmbë me formë jo shumë estetike 
  • Dhëmbët frontal të thyer në buzën prerëse 
  • Dhëmbë që kanë ndryshuar ngjyrën në sipërfaqe ose brendësi (dhëmbët devital) 
  • Dhëmbë me mbushje jo estetike

Merrni një kontroll mjekësor