Protezat e Lëvizshme
Protezat e lëvizshme mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:
Proteza totale: Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin e gojes. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine e cila mbahet tek nofulla e pacienti. Proteza mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet.
Proteza parciale: proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
Proteza e skeletuar: është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike.
Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse e cila përbëhet nga elementv shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet.