Protezat Fikse
Proteza fikse është e fiksuar tek dhëmbët shtyllë dhe nuk mund të hiqet nga vetë pacienti.
Protezat fikse janë disa llojesh:
- Kurorat (mund të jenë metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Kurorat janë për dhëmbë tek, ku është ruajtur rrënja.
- Urat (si këllëfët mund të jenë me material metal-porcelan, zirkon-porcelan, flori-porcelan). Te urat, dhëmbi që është hequr zëvendësohet nga një protezë që përmban dhëmbin e hequr dhe dhëmbët në krah të tij. Dhëmbi që mungon së bashku me dhëmbët shtyllë formojnë urën.
- Protezë mbi implante, në këtë rast rrënja e dhëmbit që mungon zëvendësohet me një implant titani ose aliazhe biokompatibël dhe mbi këtë vidhoset ose çementohet një protezë fikse.