Aparate Fiks Metalike & Qeramike

Përdoren për drejtimin e dhëmbëve tek fëmijët-adoleshentët me denticion të përhershëm dhe tek të rriturit e çdo moshe. Ato mund të jenë metalike dhe estetike qeramike (të bardhë ose transparent).
Ndryshimi është vetëm në pamje dhe jo në funksion apo kohëzgjatje trajtimi. 

Aparatet fiks metalike 

Këto aparate përbëhen nga braketat metalike dhe harqet Ni-Ti dhe të çelikut. Ato mund të zgjidhen nga të gjithë pacientët që nuk e kanë problem dukjen e aparatit metalik.

Aparatet fiks estetike qeramike

Këto aparate përbëhen nga braketat qeramike transparente dhe harqet e padukshëm, në muajt e parë e më pas nga harqe metalike. Janë shumë efikasë në trajtimin e problemeve orodontike tek adoleshentët dhe pacientët e rritur të cilët dëshirojnë që aparati i tyre të jetë thuajse i padukshëm.

Mosha e trajtimit

Disa anomali, (si psh kafshimet e kryqëzuara; klasat e treta skeletike; kafshimet e hapura etj) duhet të trajtohen që në fëmijëri sepse, jo vetëm që nuk kanë mundësi vetërregullimi por me kalimin e kohës ato përkeqësohen. Disa anomali të tjera (kryesisht ato të dhëmbëve) mund të trajtohen edhe në moshë madhore. 

Sa më shpejt të diagnostikohet një anomali dhe sa më shpejt të zgjidhet momenti i duhur i trajtimit të saj aq më i sigurt është rezultati. Prindërit duhet të bëjnë konsultën me mjekun ortodont kur fëmija të jetë 6 vjec.

Trajtimet ortodontike me aparate fikse zgjasin nga 8-24 muaj, në varësi të problemit dhe aparatit të përdorur. 

Trajtimet ortodontike nuk shkaktojnë dhimbje por ka një përiudhë të shkurtër (deri një javë) akomodimi të pacientit me aparatin dhe presionin e lehtë që ai ushtron mbi dhëmbët. Në raste të rralla mund të merret një analgjezik (qetësues për dhimbjen) si paracetamol.

Merrni një kontroll mjekësor