Implante Dentare

Implantet dentare jane rrenje artificiale per te zevendesuar dhembet qe mungojne ne arkaden e gojes.  

Vendosja e nje implanti duhet te planifikohet me kujdes nga mjeku kirurg. Si fillim duhet te njihemi me historine mjeksore te pacientit dhe pastaj vazhdohet me testet diagnostikuese për implant dentar. 

Mjeku kirurg duhet të ketë imazhe dixhitale dhe 3D të anatomisë së pacientit dhe pas kesaj ai do të jetë në gjendje të planifikojë në detaje vendosjen jo vetëm të nje implantit por dhë të urës mbi implante. 

Vendosja e urës mbi implante kryhet me të njëjtën procedurë si vendosja e tyre mbi dhëmbët e vërtetë.

Teknika “ALL ON 6”

Nëse keni humbur të gjithë dhëmbët ose keni proteza të lëvizshmë, një mënyrë mjaft efikase për të rikthyer edhe një herë ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj është metoda “All On 6”. 

Nëpërmjet kësaj teknike moderne dhe inovative është e mundur të vendosen të gjithë dhëmbët (12 ose 14 dhëmbë) si në nofullën e poshtme dhe atë të sipërme.

Teknika “ALL ON 4”

  • Eshtë e përshtatshmë në rastet kur pacienti vuan nga paradontoza.
  • Pacienti nuk ka asnjë dhëmb në njërën prej nofullave.
  • Pacienti nuk ka densitet të mjaftueshëm të kockës së nofullës.

Të dyja teknikat si vendosja e protëzës fikse mbi katër apo gjashtë implante, është një menyre  për të hequr një here e përgjithmonë protezat e lëvishme.

Zgjedhja midis teknikës mbi gjashtë apo katër implante ndikohet nga densiteti i kockës së pacientit, dhe kushteve të tjera mjekësore që duhet të plotësojë.

Merrni një kontroll mjekësor