Operacionet Estetike të Gingivave (Mishrave të Dhëmbëve)
Gummy Smile, jane rastet kur personit në momentin që buzëqesh apo qesh, i duken shumë gingivat (mishrat e dhëmbëve). Në këto raste niveli i gingivës ngrihet më lart dhe më pas dhëmbët vishen me faseta porcelani ose me këllëf porcelani.
Në rastet kur gingivat zmadhohen, si pasojë e përdorimit të ilaçeve të ndryshem ose e sëmundjeve të mishrave, dhe mbulojnë një pjesë të dhëmbëve.
Në rastet kur gjatësia e dhëmbit është e pamjaftueshme për të kryer punime mbi të, bëhet ndërhyrje duke bërë zgjatim të kurorës.