Zbardhim i Dhembeve

Shkaqet e ndërrimit të ngjyrës së dhëmbëve janë të shumta, si psh: ilaçe të ndryshme, traumat e dhëmbit (thyerje, goditje etj.), heqja e nervit të dhëmbit. Gjithashtu ushqimet qe kane ngjyrores ne perberje si koka kola, kafeja, ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve.

Si funksionon metoda e zbardhimit?

Lëndët që përdoren për zbardhim janë: Carbamide Peroxide dhe Hydrogen Peroxide (ujë i oksigjenuar). Këto dy lëndë kanë aftësinë të kalojnë lirshëm nëpërmjet shtresave të dhëmbit (zmalti, dentina) dhe përhapen në gjithë pjesët e dhëmbit. Këto Perokside (Carbamide dhe Hydrogen peroxide) shpërbëhen në radikale oksigjeni, të cilat hyjnë ndërmjet prizmave të zmaltit (shtresa e jashtme e dhëmbit), duke shpërndarë (asgjësuar) molekulat e ngyrosura që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbit.

Zbardhimi nuk ndikon në strukturën e dhëmbit, vetëm se ngjyra e brendëshme e dhëmbit bëhet më e (çelët) bardhë.

Merrni një kontroll mjekësor